Para deputetëve të Kuvendit të Kosovës po këndohet kënga “Mora fjalë” e këngëtares Shkurte Fejza.
Kjo po ndodhë për herë të parë në seancë solemne për nder të 26-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Gjithashtu në Kuvend ka kënduar sot edhe këngëtari i njohur Ilir Shaqiri.
Ai këndoi këngën “Sërish vjen marsi”
5 marsi i vitit 1998 shënon fillimin e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të udhëhequr nga komandanti legjendar Adem Jashari.
Në datat 5, 6 dhe 7 mars u vranë mbi 50 persona në fshatin Prekaz, prej tyre, fëmijë, gra e pleq.