Home Lajme Moore: Kosova mund të krenohet me fabrikat e Korporatës Devolli (Video)

Moore: Kosova mund të krenohet me fabrikat e Korporatës Devolli (Video)

0
Moore: Kosova mund të krenohet me fabrikat e Korporatës Devolli (Video)

Jonathan Moore, ish-drejtor në Departamentin Amerikan të Shtetit, tha se që nga përfundimi i luftës Kosova ka shënuar progres në shumë fusha.

“Po shoh dinamizëm, po shoh qartë investime që kanë ndodhur, po shoh progres në shumë fusha, megjithatë duke shikuar situatën globale, përfshirë situatën ekonomike gjithandej. Në ditët e fundit kam dëgjuar që shumë të rinj, në vend se të shikojnë mundësitë profesionale këtu, ata shikojnë të largohen. Kjo është fatkeqësi”, tha Moore.

Moore, i cili gjatë qëndrimit në Kosovë i ka vizituar fabrikat e Korporatës Devolli në Pejë dhe Gjakovë, tha se vendi mund të krenohet me këto fabrika.

“Pata mundësinë t’i vizitoj fabrikat në Pejë dhe në Gjakovë ku ishin duke punuar mbi 6 mijë persona në prodhimin e produkteve të jashtëzakonshme që lënë përshtypje në kompani shumë të mira, përfshirë edhe Korporatën Devolli. Kosova mund të krenohet me këtë, ka edhe biznese të tjera, unë nuk i kam parë të gjitha, besoj se do t’i shoh gjatë këtyre ditëve, por jam i bindur për mundësitë në biznes në veçanti në sektorin e energjetikës, kjo është fusha në të cilën punoj tani si diplomat i pensionuar”, tha Moore.

Exit mobile version