7.9 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Monika shpallet automatikisht në nominim! Çfarë ndodhi në “Big Brother VIP”?

- Advertisement -

Mbrëmja e djeshme kishte rezervuar një spektakël nga banorët e  “Big Brother VIP” të cilët sollën performanca të ndryshme argëtuese dhe humoristike. Pjesë e spektaklit ishin edhe disa ndarje çmimesh nga vetë votat e banorëve për njëri-tjetrin.

Mes të tjerash ata votuan edhe se cili mendojnë se është banori më inteligjent i shtëpisë dhe Einxhel ishte ajo që mori më shumë vota. Mirëpo, moderatorja u vendos para një zgjedhjeje të papritur. Si banorja më inteligjente, asaj iu komunikua që kishte të drejtë të çonte një banor automatikisht në nominim. Banori që Einxhel duhet të zgjidhte i përkiste kategorisë së çmimeve “Banori surprizë”.

Emrat me më shumë vota në këtë kategori ishin Monika, Arbri, Arjola, Einxhel, Beniada dhe Beatrix. Duke qenë se Arbri është imun dhe Einxhel dhe Beatrix janë pjesë e një televotimi, Einxhel duhet të zgjidhte mes Monikës, Arjolës dhe Beniadës për ta cuar në nominim për javën e ardhshme. Këtë vendim ajo duhet ta merrte në mënyrë të shpejtë, dhe pa e komunikuar apo diskutuar me asnjë nga banorët. Einxhel zgjodhi të çojë Monikën.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit