Home Rozë Monika Lubonja: Nga Big Brother VIP jam akoma me pasoja

Monika Lubonja: Nga Big Brother VIP jam akoma me pasoja

0

Monika Lubonja së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Pitër Pan”, ku mes shumë gjërash ka folur për eksperiencën në BBVA.

Aktorja ka ndarë më shumë detaje për publikun se si e përjetoi daljen nga ky format i famshëm teksa thotë ”jam me pasoja edhe sot”.

“Në atë format ti kalon çaste nga jeta që s’i ke menduar ndonjëherë. Është shumë e vështirë. Pas daljes pata një trysni të madhe, komente, jo të gjithë të duan”, tha ajo.

Ajo përndryshe në BBVA ka qenë një personazh shumë i dashur për publikun që krijoi momente të shumta gazmore.

Exit mobile version