Monika Lubonja së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Në Kurthin e Pitër Pan”, ku mes shumë gjërash ka folur për eksperiencën në BBVA.
Aktorja ka ndarë më shumë detaje për publikun se si e përjetoi daljen nga ky format i famshëm teksa thotë ”jam me pasoja edhe sot”.
“Në atë format ti kalon çaste nga jeta që s’i ke menduar ndonjëherë. Është shumë e vështirë. Pas daljes pata një trysni të madhe, komente, jo të gjithë të duan”, tha ajo.
Ajo përndryshe në BBVA ka qenë një personazh shumë i dashur për publikun që krijoi momente të shumta gazmore.