Ish-banorja e “Big Brother VIP”, Monika Lubonja, e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up” foli për marrëdhënien e saj me disa prej ish-banorëve.
Aktorja zbuloi se ende nuk ishte takuar me Arjola Demirin dhe se tek ajo ka parë një lloj ndryshimi, ftohtësie. Monika shtoi më pas se nuk është takuar as me Donald Veshajn.
“Kafen nuk e kemi pirë akoma, e kur të ndodhë do kemi shumë gjëra për të thënë”, tha Monika teksa fliste për Arjolën, me të cilën ka pasur një marrëdhënie shumë të mirë brenda shtëpisë së ‘Big Brother VIP’.
Lubonja tha se është takuar me Beatrix Ramosaj dhe se e ka parë më të qetë. Gjithashtu ka takuar edhe Fifin, për të cilën tha se është po e njëjta që ishte edhe brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.