0.8 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Monika Lubonja dhe Iliri Shaqiri nisin sërish “luftën” mes tyre: I qan shpirti bananes për pak pleh Iliri

- Advertisement -

Një nga historitë e zhvilluara me plot surpriza në Big Brother ishte ajo e miqësisë mes Iliri Shaqirit dhe Monika Lubonjës, që në fakt nisi si e tillë, por gjatë programit dhe tani që ka disa muaj që ka mbaruar, është kthyer në një “armiqësi”. E asnjëri nga protagonistës nuk është duke bërë asgjë për ta zbutur sadopak këtë marrëdhënie të komplikuar, përkundrazi, vazhdojnë “thumbat” ndaj njëri-tjetrit.

Ditën e djeshme ishte Monika ajo që risolli në vëmendje historinë e tyre, e cila duke ju përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Instagram, përmendi edhe ish-balerinin. Kështu, pyetjes:  “Kush të bëri më të famshme, teatri apo Big Brother”, ajo ju përgjigj me ironi: “Iliri”.

Monika Lubonja dhe Iliri Shaqiri nisin sërish "luftën" mes

Pas kësaj, duke iu përgjigjur një tjetër pyetjeje nëse “mendon ta rikthejë shoqërinë me Ilirin”, aktorja tha se mes tyre s’ka ekzistuar asnjëherë miqësi, ndërsa pyetjes “nëse është penduar për shoqërinë me Ilirin”, Lubonja ja delegoi Sabianit.

Monika Lubonja dhe Iliri Shaqiri nisin sërish "luftën" mes

Nuk ka vonuar edhe përgjigja e fituesit të Big Brother, i cili duek ju referuar Monikës si “bananja”, nisur nga historia brenda shtëpisë së famshme, shkruan në një Instastory:

“I qa shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri.

Monika Lubonja dhe Iliri Shaqiri nisin sërish "luftën" mes

Duket se Iliri i ka shumë qef analogjitë me pemët. Megjithatë, nuk ka mbaruar këtu historia sepse Monika i është përgjigjur thjesht duke nxjerrë kuptimin e fjalës “pleh” dhe duke e falenderuar në një farë mënyre ish-balerinin.

Monika Lubonja dhe Iliri Shaqiri nisin sërish "luftën" mes

Me Einxhel dhe Dagz që do të bëhen prindër dhe me rinisjen e kunjave mes Monikës dhe Ilir Shaqirit, mendojmë se Big Brother Vip 2 tashmë ka nisur.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit