Monika Kryemadhi bie pre e kamerës së fshehtë për 1 prill – Rogerti “zbulon” se kishte njohje me të nga jashtë

- Advertisement -

Spektakli i së mërkurës në Big Brother VIP Albania 5, i cili përkoi me 1 prillin – ditën e njohur ndërkombëtarisht si Dita e Gënjeshtrave – solli një moment të papritur, ku opinionistja Monika Kryemadhi ra pre e një rrengu të organizuar nga produksioni.

Gjatë spektaklit, banori Rogerti mori fjalën me kërkesë të produksionit dhe deklaroi se kinse e njihte Monikën nga jashtë. Ai pretendoi se të dy kishin diskutuar më parë dhe kishin kurdisur plane për ta mbajtur atë në qendër të vëmendjes gjatë qëndrimit në shtëpi.

Monika, e buzëqeshur, reagoi menjëherë duke thënë se nuk kishte asnjë mundësi që të kishte komunikuar me Rogertin. Ajo theksoi se nuk mbante mend asnjë kontakt me të, përveç disa njohjeve të largëta familjare që mund të ekzistonin mes tyre.

Teksa situata po zhvillohej, moderatori Ledion Liço ndërhyri duke shtuar tensionin, duke deklaruar se ai dhe produksioni kishin humbur besimin te Monika. Ai madje tha se opinionet e saj nuk konsideroheshin më relevante, duke e bërë situatën edhe më të besueshme.

Megjithatë, pas disa minutash, produksioni zbuloi se gjithçka kishte qenë një rreng i organizuar enkas për 1 prillin, i kurdisur mes Rogertit dhe produksionit për të surprizuar opinionisten.

Momenti shkaktoi të qeshura në studio dhe në publik, ndërsa Monika e mori me sportivitet situatën, duke e pranuar se kishte rënë pre e një shaka tipike për Ditën e Gënjeshtrave.

Të ngjashme

Të fundit