13.1 C
New York
Sunday, November 16, 2025

Buy now

Monika Bellucci dhe Cate Blanchett respektojnë rregullat dhe shkëlqejnë para Papës

- Advertisement -

Monika Bellucci dhe Cate Blanchett u takuan me Papën Leo në Vatikan. Për këtë takim të veçantë, yjet e mëdhenj të filmit zgjodhën stile të thjeshta dhe elegante

Papa Leo, në Vatikan priti në audiencë disa nga krijuesit më të njohur të filmit. Mes të ftuarve u gjendën divat e kinemasë Cate Blanchett dhe Monica Bellucci, si dhe regjisori i famshëm Spike Lee. Dy zonjat zgjodhën veshje të posaçme, në përputhje me rregullat e modës së Selisë së Shenjtë.

“Filmi nuk janë vetëm pamje lëvizëse, ai zgjon shpresën”, tha Papa Leo gjatë pritjes së sotme solemne në Vatikan. Gjatë kësaj ceremonie unike, të dedikuar “artit të shtatë”, ai kujtoi gjithashtu se kinematë po luftojnë për mbijetesë dhe se duhet bërë më shumë për t’i mbrojtur ato – dhe me këtë, për të ruajtur përvojën e të shikuarit të filmave. Fjalët e tij i ndoqën me vëmendje të ftuarit e nderuar, Monica Bellucci, Cate Blanchett, Spike Lee dhe disa nga emrat më të njohur të botës së kinematografisë.

Siç dihet gjerësisht, vetëm shtatë gra në botë kanë të drejtë të veshin të bardhë në praninë e Papës. Rregullat e Selisë së Shenjtë janë të qarta: një fustan i zi me mëngë të gjata, një vel i mëndafshtë ose dantelle që mbulon plotësisht ose pjesërisht fytyrën, pa dekolte dhe pa këmbë të zbuluara mbi gju. Ngjyra e zezë simbolizon përulësinë, respektin dhe pikëllimin dinjitoz për Krishtin që dha jetën për shpëtimin e njerëzimit. Mungesa e ngjyrave të tjera tregon modesti, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, as Cate dhe as Monica nuk u shfaqën me fustane, ato zgjodhën kostume elegante në të zezë. Femra fatale italiane preferoi një kombinim klasik dhe shumë efektiv të së zezës me të bardhën, një kostum me linja të pastra, në stil minimalist, siç i pëlqen zakonisht. Edhe këmisha ishte e thjeshtë, me dy kopsa të sipërme të hapura për t’i dhënë pak lehtësi veshjes. Ajo nuk ndryshoi stilin e flokëve, mbeti besnike ballukeve të saj të famshme.

 

Të ngjashme

Të fundit