Aktorët italianë, Monica Bellucci dhe Tim Burton u shfaqën për herë të parë si çift në tapetin e kuq në Romë, për premierën e filmit “Diabolik Chi Sei?”.
59-vjeçarja shkëlqeu, e veshur me një fustan të gjatë ngjyrë gri, ndërsa aktori kishte zgjedhur një kostum të zi.
Çifti po punon bashkë për filmin “Beetlejuice 2” në Londër, i cili është vijimi i “Beetlejuice” nga viti 1988, me regji të Tim Burton.
Thuhet se Bellucci dhe Burton u takuan në tetor, në Festivalin e Filmit “Lumire” në Lyon dhe pikërisht në këtë event, lindën shkëndijat e dashurisë. E në fakt, Tim Burton e ka shprehur gjithmonë admirimin për Monica Belluccin.