7.7 C
New York
Friday, March 7, 2025

Buy now

Monaco mposhti me rezultat të thellë PSG-në

- Advertisement -

Monaco arriti të marrë fitore ndaj Paris Saint Germain, në kuadër të xhiros së 29-të në Ligue 1.

Monaco arriti të marrë pikët e plota në fitoren 3:0 ndaj PSG-së.

Ben Yedder në minutën e 25` të ndeshjes shënoi për t`ia dhuruar epërsinë e Monacos.

Pas rasteve nga dy ekipet, pjesa e parë u mbyll me fitore minimale të Monaco 1:0.

Pjesa e dytë filloi mirë për dy ekipet, pasi kishin rastet e tyre, por përsëri më konkret u treguan ekipi i Philippe Clement, pasi në minutën e 68` dyfishuan epërsinë me anë të Volland.

Paris Saint Germain nuk arriti të realizonte edhe përkundër rasteve që kishin.

Për të vendosur rezultatin final të ndeshjes u përkujdes përsëri francezi, Yedder i cili shënoi për 3:0, nga pika e bardhë.

Pas kësaj fitore Monaco ngjiten në vendin e shtatë me 44 pikë, ndërsa PSG qëndron edhe më tej në vendin e parë me 65 pikë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit