18.6 C
New York
Sunday, October 19, 2025

Buy now

Momenti tronditës kur i dyshuari plagos dy viktimat në Pejë (Video)

- Advertisement -

Klan Kosova ka siguruar pamjet tronditëse të plagosjes në Pejë.

Në video, shihet teksa i dyshuari del nga një garazh apo parking nëntokësor, dhe me dy kallashnikovë gjuan në drejtim të veturës ku gjendeshin katër persona, dy prej të cilëve mbetën të plagosur pasditen e së premtes.

Klan Kosova po ashtu ka siguruar pamje të njërit nga të plagosurit, i cili në momentet kritike dukej se po kërkonte ndihmë në një barnatore të qytetit.

Për fat të mirë, Policia e Kosovës ka reaguar shpejt dhe ka neutralizuar për pak kohë të dyshuarin, i cili është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Sipas informacioneve të Policisë dhe Prokurorisë, të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor, derisa njëri prej tyre është ende në gjendje të rëndë.

 

 

Të ngjashme

Të fundit