Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të Listës Serbe, duke i akuzuar ata për provokim para fillimit të seancës dhe keqpërdorim të taksave të qytetarëve, pasi tha se u paraqitën në Kuvend vetëm për mëditje.
Në prag të fillimit të fushatës zgjedhore, Konjufca u tregua i zëshëm ndaj deputetëve të Listës Serbe, duke i përzënë nga Kuvendi.
Megjithatë, VV jo gjithnjë u tregua kritike ndaj Listës Serbe. Në janar të këtij viti, dy përfaqësuesit e VV-së në KQZ votuan që kësaj partie t’i ndahen 360,000 Euro.
Ndarja e 360 mijë eurove për Listën Serbe, ndodhi pak muaj pas sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku,
Deputetja e VV-së, Arjeta Fejza, kishte deklaruar se financimi i Listës Serbe me 360 mijë euro nga KQZ-ja është obligim ligjor.
“KQZ –ja është e detyruar të veproj konform ligjit dhe ligji e obligon të ndaj mjete për të gjitha partitë që janë të regjistruara në Republikën e Kosovës. Është e rëndësishme që prokuroria të jetë shumë aktive në mënyrë që të sqarohet mirë dhe përfundimisht lidhja që ka pasur jo vetëm Radoiçiq por edhe anëtarët e tjerë. Në këtë mënyrë do të mirreshin pastaj masa konkrete në drejtim të vendosjes së një statusi për Listën Serbe e cila nënkryetarin e ka pasur të përfshirë në një sulm që është më i madhi që e ka cenuar rëndë Kosovën, nga i cili është dukur qartë që qëllimi ka qenë aneksimi i veriut, ”, ka thënë ajo në emisionin “Ditari”.