Pamje të kamerave të sigurisë në Odessa në jugperëndim të Ukrainës kanë shfaqur momentin kur një depo shkatërrohet nga raketa ruse Kalibr.
Bëhet fjalë për një depo ushtarake e cila goditet nga raketa ruse, pas urdhrit të presidentit rus, Vladimir Putin për të filluar pushtimin e Ukrainës, që ndodhi sot në orët e para të mëngjesit.
Odessa është “shtëpia” e një prej bazave më të mëdha ajrore, që ishte edhe cak i sulmeve nga ana e ushtrisë ruse.
Fillimisht ishin tanket ruse ato që bllokuan Kerchin, duke bërë që me aeroplanët dhe helikopterët të fillojnë sulmet ajrore.
Gjithçka ndodh brenda pak sekondave, kur sapo raketat goditën depon, asgjë nuk mbeti prej saj.