Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka nisur takimin me kryeministrin britanik, Keir Starmer në Londër.
Të dy u përshëndetën duke shtrënguar duart dhe u përqafuan.
Kjo vizitë vjen pas takimit të djeshëm të tensionuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Kujtojmë se edhe Starmer, ditë më parë vizitoi Trumpin në SHBA.