Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Afrim Bunjaku, tashmë hero i Kosovës, u vra gjatë këtij sulmi.
Ndërkaq, sot janë publikuar pamje që thuhet se janë realizuar më 24 shtator 2023, pak para sulmit.
Aty shihet Bunjaku bashkë me pjesëtarë tjerë të Policisë, duke patrulluar në Zveçan.
Në përgjithësi situata është e qetë…”, dëgjohet teksa thotë njëri nga pjesëtarët e Policisë, i cili e ka filmuar videon.