Lojtarët spanjollë u mirëpritën nga familja mbretërore pas triumfit të tyre në Euro 2024.
Megjithatë, e gjithë vëmendja u fokusua te Princesha Leonor e Spanjës, kur përshëndeti të gjithë lojtarët e posaçërisht Gavin.
Princesha e Spanjës, Leonor thuhet se ka një pëlqim për lojtarin e Barcelonës, derisa flitet shumë në mediet spanjolle, se mund të ketë pasur diçka mes tyre.
https://www.tiktok.com/@princessleonor_asturias/video/7392075506620861701
Gjatë pritjes në pallatin mbretëror, princesha spanjolle dhe trashëgimtarja e fronit dukej shumë e buzëqeshur derisa shtrëngoi duart me Gavin.
Para se të hynte Gavi në sallë, ajo ktheu kokën nga motra e saj dhe buzëqeshja nuk i ndalej duke ia bërë me dije se futbollisti kishte hyrë brenda.
Ajo dhe motra e saj nuk ishin të vetmet në pritjen solemne, duke qenë se shoqëroheshin nga Mbreti Felipe dhe Mbretëresha Letizia.
Kombëtarja e Spanjës duhet t’i dorëzonte kupën familjes mbretërore pas triumfit të tyre në Euro 2024 duke mposhtur Anglinë me rezultat 2:1.