Dje pasdite vonë, në kuvend janë mbajtur dy seanca parlamentare. Njëra ishte për amendamentet kushtetuese që do e mundësonin zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga popullit, dhe tjetra, ishte vetë procesi i zgjedhjes së presidentit. Porse, asnjëra prej tyre s’rezultoi me sukses.
Megjithatë, mes debatesh e qëndrimeve, ishte edhe një moment tjetër që ka marrë vëmendjen mediatike.
Bëhet fjalë për kryeministrin Albin Kurti, i cili kur hynë në sallë, për pak qaste ndalet dhe shikon drejt kamerës, si duket, pa ndonjë arsye.






