25.1 C
New York
Friday, June 13, 2025

Buy now

Momenti historik marrëveshja UÇK-NATO, Hysa: Akti i parë që Kosova u bë partner i ndërkombëtarëve

- Advertisement -

Pamjet ekskluzive gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për demilitarizimin e UÇK-së, ndërmjet NATO-së dhe drejtorit politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit janë transmetuar sonte në emisionin Rubikon.

Njëri nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje të rëndësishme ishte edhe ish-diplomati dhe historiani Ylber Hysa.

Marrëveshja e Rambujesë sipas Hysës, i ka prirë kësaj ngjarjeje të rëndësishme, që konsiderohet si vendimi më strategjik i shqiptarëve.

“Ajo që ndodhi në Ramubuje definitivisht e hapi rrugën për këtë që po shohim në pamje. Përkundër dilemave të mëdha të asaj kohe në vetë kampin e UCK-së, besoj që ky ka qenë vendimi më i më strategjik që kanë bërë shqiptarët, duke pranuar Rambujenë dhe gabimi më i madh historik i serbëve duke refuzuar. Është e njëjta gjë që ndodhë më vonë edhe me marrëveshjen e Vjenës, serbët do ta refuzojnë dhe shqiptarët do ta pranojnë dhe do të vijmë këtu ku jemi”, tha Hysa në Rubikon të Klan Kosovës.

Hysa theksoi se konsensusi që dominonte në elitën shqiptare të asaj kohe, ka rezultuar me rreshtimin historik të shqiptarëve në anën e duhur.

“Pjesë e suksesit ka qenë një lloj konsensusi i elitës politike shqiptare siç ka qenë në Rambuje dhe Vjenë, ka qenë vetëm një eksponent që deri dje ishte në krye të qeverisë që nuk ka besuar në një rrugë të tillë. Nuk ka besuar në një rrugë të bashkëpunimit të plotë me aleatët perëndimorë, as në Rambuje as në Vjenë. Është pikërisht historia më e re politike pikërisht që për herë të parë po shohim si një lloj bashkë dyzimin që i ka vendosur shqiptarët në  anën e drejtë, në semaforin e historisë, për herë të parë jemi rreshtuar në anën e duhur. Dhe kjo ka pasur rolin e vet”, tha Hysa.

Hysa deklaroi në Rubikon, se marrëveshja që i hapi rrugën transformimit të UÇK-së në Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, që kulmoi pastaj me ushtrinë e Kosovës, ishte akti kryesor që e vendosi vendin si partner krah ndërkombëtarëve.

Sipas Hysës, nuk ishte thjesht vetëm NATO me të cilën po nënshkruhej marrëveshja, por eksponent kryesor ishin Inteligjenca dhe diplomacia amerikane dhe ajo britanike.

“Kjo marrëveshje e demilitarizoi por hapi rrugën për transformimin e asaj që u bë TMK dhe që sot është FSK dhe që është praktikisht ushtria e Kosovës. Ishte ky akt kur shqiptarët u parapanë si partnerë. Kishte dilema serioze, por ju këtu po shihni NATO-n por eksponent direkt në këtë bisedë është shërbimi inteligjent amerikan dhe diplomacia amerikane dhe shërbimi inteligjent dhe ushtarak britanik “, tha Hysa.

Të ngjashme

Të fundit