5.9 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Moment interesant- Presidentja Osmani dhe kryeministri spanjoll iu drejtuan gazetarëve në të njëjtën kohë

- Advertisement -

Gazetari nga prestigjiozja “Le Monde”, Philippe Ricard ka spikatur një moment mjaft interesant sot në Pragë, aty ku sot hodhi themelet iniciativa e presidentit Francez, Emmanuel Macron për Komitetin Politik Evropian.

Ricard ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në “Twitter” duke përmendur faktin se kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishin arritur në këtë ngjarje në kohën e njëjtë

Ata të dy i janë drejtuar gazetarëve gjithashtu në të njëjtin moment.

Spanja është një nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, madje shteti nga gadishulli iberik, Kosovën e konsideron akoma si pjesë e Serbisë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit