17.6 C
New York
Wednesday, March 11, 2026

Buy now

“Moment historik për komunitetin shqiptar” – Osmani uron Xhaferin për zgjedhjen kryeministër

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Talat Xhaferin për zgjedhjen e tij si kryeministër teknik i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Urimin ajo e ka bërë përmes një postimi në platformën ‘X’.

“Urime, Kryeministër Talat Xhaferi! Sot shënon një moment historik të rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut , duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve suksese”, ka thënë ajo.

 

Të ngjashme

Të fundit