Skuadra e Wolves është duke luajtur ndeshjen e parë të sezonit të ri në shtëpi ndaj Manchester Cityt.
Para ndeshjes, u mbajt një minut heshtje për Diogo Jotan, futbollistin që ndërroi jetë javë më parë për shkak të një aksidenti me makinë , shkruan Indeksonline.
“Ne do të mbajmë në mend, kur ju ecni në fushën me ari”, ishte shkrimi në banerin gjigant të shfaqur nga tifozët e Wolves.
Në tribuna ishte i pranishëm edhe Ruben Neves, i cili udhëtoi nga Arabia Saudite vetëm për të qenë në stadium, te ish-skuadra për ish-shokun e tij që ndërroi jetë.