5.9 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Molliqaj thotë se Kurti po e rrezikon Kosovën me çështjen e Asociacionit

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, vlerësoi që kryeministri i vendit, Albin Kurti, po e rrezikon Kosovën duke këmbëngulur për mos formimin e Asociacionit.

Andaj, sipas Molliqaj, Kosova është dashur që kohë më parë ta ketë platformën e zgjedhjes së problemit politik me Serbinë, përcjell teve1.info.

“Kosova është dashur të ketë platformë të zgjidhjes së problemit politik mes Kosovës dhe Serbisë. Pa u marrë vesh me Serbisë, është e kotë të merresh vesh me serbët në Kosovë. Kosova është dashur t’i thotë Bashkësisë Ndërkombëtare, ne jemi për kompromis, ne do të bëjmë kompromis, por ne duam të flasim për ku na dërgon ky kompromis. A na dërgon në ndarje, a na dërgon në bashkim, a në autonomi. Synimi i Kosovës është të ndahet përfundimisht nga Serbia. Prandaj, rreziku është edhe sot. Kurti duke thënë që nuk e bën Asociacionin, është duke e rrezikuar përsëri Kosovën, sepse do ta bëjë, e s’do të marrë asgjë”, deklaroi Molliqaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit