23.1 C
New York
Friday, April 25, 2025

Buy now

Molliqaj takohet me Gucatin, dakordohen për rritje të mbështetjes institucionale ndaj veteranëve

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është takuar të premten me kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatin, i cili ishte i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.

Në kumtesë të lëshuar nga OVL UÇK thuhet se të dy palët në këtë takim pajtuan se është e domosdoshme që të rritet përkrahja institucionale për veteranët dhe të ruhet dinjiteti i tyre në jetën publike e politike të vendit.

“Në këtë takim u diskutua për çështje që lidhen me pozitën e veteranëve të luftës, sfidat sociale dhe ligjore me të cilat ata përballen, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet organizatave të dala nga lufta dhe partive politike në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare”, thuhet në kumtesë.

Gucati dje u takuar edhe me Fatmir Limajn dhe me Ramush Haradinajn.

Të ngjashme

Të fundit