12 C
New York
Sunday, October 27, 2024

Buy now

Molliqaj: Strategjia e Kurtit po e dëmton pozicionin e Kosovës në dialog

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se strategjia e Kryeministrit Albin Kurti në procesin e dialogut, po e pozicionin e Kosovës.

Molliqaj ka thënë se Kurti e ka humbur totalisht besimin e ndërkombëtarëve, me veprime të njëanshme gjatë gjithë procesit.

“Besoj që gjërat janë bërë përtej seriozes, janë bërë alarmante dhe tejet shqetësuese…Strategjia e Kurtit është strategji që e dëmton pozicionin e Kosovës, ndonëse është e nisne për interesa të Kosovës, rezultatin e ka të kundërt. Nëse e kqyr, Marrëveshjen e Brukselit, Aneksin e Ohrit dhe sekuencimin e Brukselit tani, ju e kuptoni se krejt cka investu Kurti, veç keq i ka bë vetes dhe pozicionit të Kosovës sepse e ka humbur totalisht besimin e bashkësisë ndërkombëtare…”, ka deklaruar Molliqaj.

Sipas tij, Kurti nuk po e kupton se ndërmjetësuesit evropian, Josep Borrell dhe Mirosllav Lajçak, kanë përvojë me procese dialoguese.

“Për shkak të veprimeve tua të njëanshme gjatë gjithë procesit dhe duke e moskuptuar që këta njerëz që janë diplomatë të huaj kanë përvoja dialoguese. Nuk janë aty për herë të parë edhe ky vazhdimisht ka mendu që është duke marrë fitore të vogla”, ka thënë Molliqaj të DPT të Fidani në ATV.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit