Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar ashpër ndaj opozitës, duke deklaruar se e kishte mundësinë sot ta kalonte një “test historik”: të qëndronte realisht opozitë, ose t’i bashkohej, siç e quajti ai, “karvanit të pushtetit”.
Ai akuzoi partitë opozitare se janë “pa ide, pa mendim” dhe të zhytura në “interesa të ngushta partiake dhe klanore”, duke paralajmëruar se me këtë qasje ato do të përfundojnë duke i shërbyer në vazhdimësi pushtetit aktual, të cilin e quajti “autoritar”.
Molliqaj e përshkroi votimin e sotëm jo thjesht si një procedurë parlamentare, por si një moment me pasoja të rënda politike: “Është jetike me kuptu që kjo që ndodhi sot nuk është thjesht votim procedural – është vdekje klinike e opozitës brenda parlamentit të Kosovës”, u shpreh ai.






