Home Lajme Molliqaj: Sa më shumë i afrohemi zyrtarizimit të autonomisë, aq më shumë Kurti flet për luftë

Molliqaj: Sa më shumë i afrohemi zyrtarizimit të autonomisë, aq më shumë Kurti flet për luftë

0
Molliqaj: Sa më shumë i afrohemi zyrtarizimit të autonomisë, aq më shumë Kurti flet për luftë

Kryetari Partisë Socialdemokrate, Dardan Molluqaj, ka komentuar deklarimet e fundit për luftë të kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se këto deklarime shefi i ekzekutivit i bën për ta shitur autonominë për serbët, që sipas tij, e ka pranuar.

I pari i PSD-së ka thënë se sa më shumë i afrohemi zyrtarizimit të autonomisë, aq më shumë flitet për luftë

“Ditën kur e pranoi draft-statutin e Asociacionit në takim me presidentin francez Emmanuel Macron e kancelarin gjerman Olaf Scholz, dhe të tjerë nga Komisioni Evropian, ai tha se Asociacioni është paqe, bashkëpunim, bashkëjetesë, ndarja është ide e vjetër. Sa më shumë i afrohemi hapave të zyrtarizimit të autonomisë, aq më shumë flasin për luftë”, u shpreh Molliqaj nw emisionin DPT te Fidani.

Exit mobile version