10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Molliqaj: Sa herë që nuk ka pajtim në mes qeverisë dhe organizimeve tjera siç janë sindikatat, ka trysni për ndërrime ligjesh

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, me anë të një shkrimi në Facebook, ka komentuar vendimin e Qeverisë për rritjen e pagës minimale.

“Paga minimale quhet minimale sepse nën të nuk jetohet. Cila është logjika që kjo shumë mos të jetë e lidhur edhe kur bëhet fjalë për skemat tjera? Cili është kriteri që të numërohesh nga qeveria? Kontrata e punës? Prit! – a nuk është kjo perspektiva e punëmarrësit?”, ka shkruar Molliqaj.

Ai mëtutje ka theksuar se “sa herë që nuk ka pajtim në mes qeverisë dhe organizimeve tjera siç janë sindikatat, grupet e agjensionet e ndryshme, ka trysni për ndërrime ligjesh”.

“Mospajtimet duhet shqyrtuar, jo shtypur përmes rregullimeve të reja. Normat e reja kanë kuptim nëse hapen ndaj nevojave ku përfshihen organizimet e pjesëve të panumëruara të shoqërisë, jo duke i përjashtuar nga procesi vendimmarrjes për pagën minimale. Kështu duke i barazuar me punëdhënësit. Kjo tregon sesi kjo qeveri e sheh punëtorin/en”.

Molliqaj më tutje shprehu qëndrimin se “në qeverinën aktuale po pretendohet se nevoja për organizim ka përfunduar”.

“Eliminimi i organit që organizon punëtorët i duhet vetëm një qeverie autoritare. Në emër të lidhjes direkte me qytetarin, po i merren të drejtat që ka. Botërisht, vetëm 10% e qeverive vendosin për pagën minimale pa përfshirjen e institucioneve të tjera përkatëse e ekspertëve të fushës. Dhe kjo e jona. Dhe në fund, u zbardh zelli kundër veteranëve të rrejshëm, përmes të cilës fushatë u sulmua veterani i vërtetë. Kjo është politikë pa etikë”, ka shkruar Molliqaj

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit