5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Molliqaj reagon për arrestimin e aktivistës së PSD-së: Kurti nuk e duron fjalën e lirë

- Advertisement -

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka thënë se bilanci i pushtetit është negativ me Albin Kurtin si kryeministër.

Ai ka shkruar në Facebook se Kurti ka bërë shumë dhurata për partinë e shumë dëme për Kosovën.

Molliqaj ka thënë se me këtë qeverisje po realizohet “Zajednica” e po dënohet UÇK-ja, dhe po ikën rinia.

Molliqaj shkroi se për këto padrejtësi sot protestoi aktivistja e PSD-së, Sonila Pllashniku, e cila edhe u arrestua nga policia për, siç shkroi Molliqaj, arrestim i padrejtë e jodemokratik.

Postimi i plotë:

BILANCI I VITIT ËSHTË NEGATIV PËR BABADIMRIN KRYEMINISTËR

Shumë dhurata për partinë, e shumë dëme për Kosovën. Po realizohet Zajednica; po dënohet UÇK-ja; po ike rinia. Nuk ka kohë për shfaqjet festive të kryeministrit!

Kjo qeveri që e kapi Universitetin, ia uli buxhetin universiteteve publike, zvogëloi pagat e profesorëve, favorizoi arsimin privat, nuk është e mirëpritur në hapësirat universitare!

Prandaj sot aktivistja e PSD-së Sonila Pllashniku ia ndërpreu fjalën Kryeministrit duke fishkëlluar në shenjë proteste dhe duke shpërndarë një fletushkë ku i listuam pikërisht dëmet e mësipërme që Kryeministri ia solli Kosovës këtë vit.

Në mënyrë të padrejtë, të papranueshme dhe tërësisht jodemokratike, Policia e Kosovës arrestoi Sonilën. Babadimri siç duket nuk e duron fjalën e lirë; nuk e duron protestën; nuk i duron fletushkat që shpalosin të vërtetën për të!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit