Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, duhet të shkarkohet nga pozita e të ngarkuarit me punë në Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut.
Ai tha se qasja e institucioneve ndaj deklaratave të tije vërteton qasjen e pushtetit ndaj fjalës së lirë.
“Duke qenë diplomat i shtetit dhe bashkëshort i presidentes, Prindon Sadriu ka linçuar e kërcënuar media e gazetarë. Deklarata e tij është deklaratë e njeriut të veshur me pushtet. Në anën tjetër, sjellja e institucioneve përgjegjëse sikur asgjë nuk ka ndodhur e vërteton çasjen që e ka pushteti ndaj fjalës së lirë”, ka shkruar Molliqaj në një postim në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Prindon Sadriu duhet të shkarkohet
Duke qenë diplomat i shtetit dhe bashkëshort i presidentes, Prindon Sadriu ka linçuar e kërcënuar media e gazetarë. Deklarata e tij është deklaratë e njeriut të veshur me pushtet. Në anën tjetër, sjellja e institucioneve përgjegjëse sikur asgjë nuk ka ndodhur e vërteton çasjen që e ka pushteti ndaj fjalës së lirë.
Pra, nuk bëhet fjalë për kufijtë etikë që nuk duhet kaluar. Thjesht, ka rëndësi kujt i drejtohet kritika. Një polic ka kërkuar më shumë të drejta brenda kontekstit kur po diskutoheshin shtesat e privilegjet e deputetëve. Menjëherë i mori 6 muaj suspendim. Prindonit diplomat, pjesë e pushtetit presidencial nuk i nisë procedurë kush. Pushteti do disiplinë.