Home Lajme Molliqaj përmend takimin e Kurtit me pronarët e KESCO-s: Nuk tregoi çka u morën vesh

Molliqaj përmend takimin e Kurtit me pronarët e KESCO-s: Nuk tregoi çka u morën vesh

0
Molliqaj përmend takimin e Kurtit me pronarët e KESCO-s: Nuk tregoi çka u morën vesh

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka shkruar një status, ku ka komentuar çështjen e çmimit të lartë të faturave të energjisë elektrike, për të cilën çështje ka pasur shumë kritika.

Në postimin e tij, Molliqaj ka shkruar se “Faturat rriten kur rezistenca ulet”.

Tutje, Molliqaj ka përmendur edhe takimin e kryeministrit Albin Kurti me pronarët e KESCO-s.

“Faturat rriten kur rezistenca ulet.

Qytetarët po i vuajnë sot shtrenjtimet e viteve të kaluara. Secili nga ne e di faturën e vet, e di edhe shtrenjtimin e rrymës. Por, për fitimet e KESCO askush haber nuk ka. Veç privatizuesve sigurisht.

Asnjë hetim, aspak transparencë. Veç takime të fshehta, veç terr. Nuk na tregoi kryeministri çfarë bisedoi, e për çka u morën vesh me Ahmet Çalikun e Nihat Özdemirin, pronarë të KESCO. Si ndodhi që këta janë përfshirë edhe në negociatat me Serbinë për Elektroseverin?! Sovranitet, jo mahi.” – shkroi Molliqaj, ndër të tjera.

Exit mobile version