6.7 C
New York
Saturday, January 18, 2025

Buy now

Molliqaj për planin franko-gjerman: Kurti solli në jetë fantazmat që dikur i refuzoi Kosova

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka adresuar kritika ndaj kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes në lidhje me procesin e dialogut, transmeton Scanner.

Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se Kurti “ka sjellë në jetë fantazmat” e vjetra që dikur refuzoi Kosova

“Çka refuzoi DIKUR pala e Kosovës (Vizner (SHBA), Ischinger (EU) dhe Harcenko (Rusi) propozimi i dy Gjermanive – 2007), e edhe më kritike ndaj tyre ishte VV-ja, SOT është pozicioni bazë i kësaj të fundi”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Çka solli në jetë Kurti janë fantazmat e vjetra që refuzoi dikur Kosova.

Çka refuzoi DIKUR pala e Kosovës (Vizner (SHBA), Ischinger (EU) dhe Harcenko (Rusi) propozimi i dy Gjermanive – 2007), e edhe më kritike ndaj tyre ishte VV-ja, SOT është pozicioni bazë i kësaj të fundit.

Modeli i dy Gjermanive zbret në Kosovë, në formën e tij të zbehur. Humbjet na shpallen fitore, sepse pushteti prej 50.28% manipulon faktet.

Mosnjohja normalizohet, Asociacioni formohet, konflikti spostohet, problemi thellohet. E tërë këtë na tregtojnë si fitore.

Dokumente e plane, drafte e propozime. Sillemi rreth projekteve të vjetra, që i riciklon qeveria e re, mbështjellur me një letër vezlluese, me një fjongo në ballë.

Këta harrojnë që Kosova ka memorie për ngjarjet. Nuk i kemi djegur kujtimet me ardhjen e pushtetit të ri. As rezitencën kundër okupimit. Prandaj rezistenca vazhdon.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=666921561549350&id=100046945363871

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit