-7.7 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Molliqaj për Kusarin dhe Mihalin: Dy vegla, të dyjat mbrohen me çdo kusht sepse bëmat e tyre janë fjala e Kurtit

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë një shkrim për shefen e deputetëve të VV-së, Mimoza Kusari Lila dhe për anëtaren e VV-së, Dejona Mihali, të cilat sipas tij, ato janë vegla.

Molliqaj ka thënë se Kusari-Lila e Mihali janë vegla të kryeministrit, Albin Kurti.

“Dy vegla, të dyjat mbrohen me çdo kusht sepse bëmat e tyre janë fjala udhëzim e Kurtit. Jo që mbrohen, bëmat e tyre përbëjnë detyrë patriotike. Sepse kur i shërben Liderit i ke shërbyer historisë, e ka për kërthize t’lidhur historinë Lideri. Kjo është fusha e mbyllur politike që s’lejon demokraci. Për demokracinë duhet tjetri, duhet fusha e hapur që s’i garantohet askujt.” – ka shkruar ndër të tjera në Facebook.

Shkrimi i tij:

Dy vegla, një diktat

Dejona Mihali nuk është gogoli grek i kamufluar përmes Shqipërisë. Njëkohësisht, ajo s’ka asnjë pozitë zyrtare në shtet, por qeverisë më shumë se çdo ministër. Ajo tregon kur ndalet rryma, ajo vret e pret nëpër ndërmarrje publike e ministri. Është kështu sepse ajo është Partia që sipas modelit bolshevik i mbivendoset institucioneve.

Mimoza Kusari nuk ka kumari me Serbinë. Ajo negocion me Simiqin e Radojçiqin sepse ajo veç një punë e bën: shërben siç ka shërbyer gjithnjë, qeveri pas qeverie, shef pas shefi. Mimoza është konstantja e servilit që rrin në pushtet sepse përshtatet.

Dy vegla, të dyjat mbrohen me çdo kusht sepse bëmat e tyre janë fjala udhëzim e Kurtit. Jo që mbrohen, bëmat e tyre përbëjnë detyrë patriotike. Sepse kur i shërben Liderit i ke shërbyer historisë, e ka për kërthize t’lidhur historinë Lideri. Kjo është fusha e mbyllur politike që s’lejon demokraci. Për demokracinë duhet tjetri, duhet fusha e hapur që s’i garantohet askujt.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit