8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Molliqaj për Kurtin: Braktisjen e projektit për bashkimin e shqiptarëve po e zëvendëson me simbolika

- Advertisement -

Vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Tetovë dhe Çair të Maqedonisë së Veriut i pari i PSD-së, Dardan Molliqaj, e sheh si simbolikë, për të zëvendësuar braktisjen e projektit politik për bashkimin e shqiptarëve.

Sipas Molliqajt, Kurti me simbolika po dëshiron të ruaj autoritetin e tij si një person përtej kufijve të Kosovës.

“Kur e pashë vizitën, mu kujtu një postim i imi ku është bërë lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e viti 2021. Kishte bërë një renditje ku ishin ushtarët e UCK-së, gra të cilat kanë qenë viktimë e dhunimeve të luftës, babi i Astrit Deharit. E pata bërë një postim që po e bën një listë simbolike që t’i shmangë ato kauza…pra në mungesë të projekteve politike që e kishte për çdo çështje që e përfaqëson edhe për dhunimet gjatë luftës, për ushtarët e UÇK dhe rastin Dehari vendosi me i rendit lartë në listë pasi kishte nijet ti braktiste çështjet.

Ajo çka ka ndodhë ën Tetovë tash është kur e ka braktis projektin politik të bashkimit të shqiptarëve që ka pasur VV-ja, tash ka simbolika. Po zëvendësohet projekti politik me simbolika pasi po dëshiron ta ruaj autoritetin e tij si një person për tej kufijve të Kosovës. Kurti nuk ka projekt për shqiptarët, jo vetëm për bashkim e shqiptarëve as edhe për përmirësimin e të drejtave e shqiptarëve në Tetovë”, ka thënë Molliqaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit