Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka ironizuar kryeministrin Kurti, pas deklarimit të tij se “nuk ka dëshira ilegale”, shkruan Scanner.
“Dëshirat Jo-ilegale, bëhen ilegale në momentin që angazhohesh për tokëzimin e tyre. Kjo është logjika. Ky është kërcënimi. Por në domenin e fantazisë nuk banon frika 😉😉”, shkruan Molliqaj.
Sipas tij, romantizimi i varfërisë, që ka për stil Kurti, vjen pikërisht nga mungesa e ndjeshmërisë, njohjes dhe preokuptimit me nevojat e qytetarit.
Postimi i plotë:
“Nuk ka dëshira ilegale” – tha Kryeministri. Ka, ka. Janë do ilegale. Fakti qe e ka përmend, ekzison dëshira e tij për një gjë të tillë.
Dëshirat Jo-ilegale, bëhen ilegale në momentin që angazhohesh për tokëzimin e tyre. Kjo është logjika. Ky është kërcënimi. Por në domenin e fantazisë nuk banon frika 😉😉
Ndërsa Kryeministri Kurti, siç po duket, nuk ka qenë kurrë tek dëshira e ëndërrimi. Ai paska qenë delirant. Pa ide sesi jetojnë e çfarë probleme kanë njerëzit këtu. Ky hendek ka një përkufizim: KRIZË PËRFAQËSIMI. Romantizimi i varfërisë, që ka për stil Kurti, vjen pikërisht nga mungesa e ndjeshmërisë, njohjes dhe preokuptimit me nevojat e qytetarit. Stil ishte, stil mbetet. Vetëm kaq.