-5.1 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

Molliqaj për Dejona Mihalin: Nesër me dalë prej VV’së, asnjë njëri i vetëm nuk e lë këtë parti – Kurti ia jep pushtetin

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur lidhur me Sekretaren e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin. Sipas Molliqajt, Mihali nuk është e fuqishme siç mendohet, duke shtuar se po të dilte nga Lëvizja Vetëvendosje, asnjë nuk do i shkonte pas.

Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i  Reporterit, Molliqaj ka thënë se përshkrimi më i mirë për të është “mashë” dhe se ajo e ushtron pushtetin e kreut të kësaj partie e kryeministrit Albin Kurti.

Molliqaj ka thënë se më herët Mihali nuk ka pasur fuqi.

“Se ka pas (fuqinë), nuk e ka as tash qysh po mendohet. Nesër me dalë nga Vetëvendosje Dejona Mihali, asnjë njeri i vetëm nuk e len Vetëvendosjen”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit