Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur lidhur me Sekretaren e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihalin. Sipas Molliqajt, Mihali nuk është e fuqishme siç mendohet, duke shtuar se po të dilte nga Lëvizja Vetëvendosje, asnjë nuk do i shkonte pas.
Në një intervistë për emisionin “Spotlight”, prodhim i Reporterit, Molliqaj ka thënë se përshkrimi më i mirë për të është “mashë” dhe se ajo e ushtron pushtetin e kreut të kësaj partie e kryeministrit Albin Kurti.
Molliqaj ka thënë se më herët Mihali nuk ka pasur fuqi.
“Se ka pas (fuqinë), nuk e ka as tash qysh po mendohet. Nesër me dalë nga Vetëvendosje Dejona Mihali, asnjë njeri i vetëm nuk e len Vetëvendosjen”, ka shtuar ai.