Teksa procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë po shkon drejt epilogut, Prishtina sot u bë epiqendra e reagimit qytetar përmes protestës masive nën moton “Drejtësi JO Politikë”.
Kreu i PSD-së, gjatë një interviste në “DPT me Fidanin” foli me tone të ashpra ndaj Dhomave të Specializuara, duke i cilësuar ato si institucion të orientuar kundër UÇK-së.
Sipas Molliqajt, vendimi ajo që po ndodh në Hagë nuk është rezultat i procesit aktual, por një akt i kryer para se gjykata të themelohej zyrtarisht.
“Paj, pak a shumë në momentin kur është votuar raporti i Dick Martyt, pastaj edhe Williamson, aty është e qartë që është vendosur se do të ketë dënim dhe përndjekje për këtë punë”. – tha ai ndër të tjera.






