17.4 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Molliqaj pas emërimit të aktivistit të VV-së në krye të RTK-së: Alarm për vëmendje dhe rezistencë

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas emërimit të Rilind Gërvalles në kryet të Radio Televizionit Publik të Kosovës.

Molliqaj në Facebook ka shkruar se përzgjedhja e Gërvalles është emërim partiak.

“Përzgjedhja e Rilind Gërvallës drejtor të televizionit publik është emërim partiak. Pa parime, pa meritë pa merak. Me një qëllim: vegël për kontroll. Ky rast tregon veç një gjë: procesi është kryer. Qëllimi për të vepruar në të mirë të zhvillimit është bërë një me maninë për kontroll. Shkurt: nëse është i joni, ke edhe meritë edhe virtyt.” – ka shkruar ai.

Tutje Molliqaj ka thënë se rasti i sotëm duhet të jetë alarm për vëmendje dhe rezistencë.

“Rasti i sotëm duhet të jetë alarm për vëmendje dhe rezistencë. Ne nuk do të ndalemi, as nuk do të lodhemi.” – ka përfunduar Molliqaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit