3.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Molliqaj: Një rajon i tërë ka mbetur peng i përteses së Liburn Aliut

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliu për punët në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Gjilan.

Ai ka thënë se “një rajon i tërë ka mbetur peng i përteses së Liburn Aliut.

Për këtë deklaratë, anëtarë të PSD-së kanë vendosur disa mbishkrime në rrugën Gjilan-Prishtinë.

Shkrimi i tij:

Një rajon i tërë ka mbetur peng i përteses së Liburn Aliut.

Thanë që autostrada është thuajse e përfunduar e pastaj që premtimi ishte i gabuar se kryeministri u vu në lajthitje. Sot e asaj dite, plot një mandat dhe autostrada është e papërfunduar, e Anamorava, nëse jo e izoluar, rrezikon jetën në rrugën e vjetër për Prishtinë e pa urë në Badovc.

Ministër, ti edhe përton me fol për autostradën, por ne jo. Të vetmit që u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë, të cilëve nuk prituat t’ua kapni votën me premtime e mashtrime.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit