8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Molliqaj: Një polic është plagosur për aventurat e Albin Kurtit

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se është Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti ai i cili për aventura politike po i rrezikon qytetarët e Republikës së Kosovës.

I ftuar në studion e “Debat Plus” të RTV Dukagjini,  pas një diskutimi për Gjykatën Speciale dhe veprimet e saj ndaj Salih Mustafës, kritikat për Kryeministrin Kurti nuk u kursyen nga Kryetari Molliqaj. I pyetur se a do duhej të hiqte Policia e Kosovës barrikadat në Veri,  Molliqaj ka thënë se Kosova do duhej të largonte Kurtin.

“Kosova ish kanë dashtë me hekë kryeministrin se ky kryeministër është duke na sjellë problem të mëdha dhe dëme të mëdha. Edhe po na e bien Asociacionin, edhe s’po e bie njohjen edhe po na e rrezikon jetën e njerëzve atje. Një polic është plagosur për aventurat e Albin Kurtit. 11 policë janë duke qëndruar në pikën kufitare jo siç  po thonë deputetët e LVV-së se janë betuar. Shihe ti, janë betuar, këtyre ju kujtuar se tash janë betuar. S’kanë betuar tanë jetën policët për me e mbrojtë shtetin…tha nuk lëshoj pe për targat, lëshoi pe për targat, i qojë policinë tha kanë me u mbajtë zgjedhjet, i qojë atje i rrezikoi stafin civil të KQZ-së, i shtyu zgjedhjet. Tha kam me i hekë barrikadat, s’po i hekë barrikadat”, ka deklaruar Molliqaj.

Sipas tij, barrikadat janë mundësuar nga vet Kurti.

“Barrikadat nuk ish dashtë me dal aty hiq dhe ato barrikada i ka mundësuar Albin Kurti. Albin Kurti me veprimet e tij i ka mundësuar ato barrikada. Unë dua ta largojë atë që i  mundëson këto barrikada. Albin Kurti na ka ardhur me premtimin që i zgjidh ato problem dhe janë të thjeshta edhe e ka komplikuar, edhe na ka rreziku”, ka deklaruar Molliqaj.

 

Më 9 dhjetor të këtij viti, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Ai e ka përmendur edhe rastin e plagosjes së një pjesëtari të policisë, duke thënë se ky është sulmi i 12-të në tetë muajt e fundit.

Sveçla e ka përmendur edhe sulmin e sotëm ndaj gazetarëve, derisa kishte shtuar se ata janë mirë dhe të sigurt.

“Policia e Kosovës, mbrëmë në Zveçan, është sulmuar dhe qëlluar me armë nga grupe kriminale. Ky është sulmi i 12-të në 8 muaj. Një oficer ka mbetur i plagosur dhe aktualisht po merr kujdes mjekësor. Sot, persona të maskuar në veri kanë sulmuar edhe gazetarët vendas. Për fat të mirë, ata tani janë të sigurt”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit