Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka folur për organizimin e protestës kundër tarifave të reja të rrymës dhe mundësinë e tërheqjes së Qeverisë, ku tha se se nëse ka vendosmëri për protesta, kryeministri Albin Kurti tërhiqet.
Molliqaj tha se kjo qeveri do të tërhiqet pasi ka karakterin e saj populist.
“Kjo qeveri do të tërhiqet pasi ka karakterin e saj populist. Ne kemi qenë një grup i vogël për punën e stikersave, më pas ka pasur reagim qytetarë e pas kësaj këta janë tërhequr. Këta edhe tash janë duke parë si po shkon situata. Këta e shohin sa po vlon të shtunën për të vendosur të hënën”, tha ai në debat plus.
Kryetari i PSD-së thotë se duhet të rritet presioni pasi çmimi i rrymës do të prek qytetarët edhe në vitet tjera.
Ai tha se do të ketë aksione simbolike në protestë duke shprehur pakënaqësinë, por pa dhunë ndaj policisë.
“Sigurisht “kallja” më e madhe [për Qeverinë] do të jetë pjesëmarrja masive e qytetarëve” tha ndër të tjera Molliqaj.