-10.5 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

Molliqaj: Në 6 mujorin e parë bankat kanë fituar rreth 91 milionë euro neto, Kurti spektator

- Advertisement -

ryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kritikua kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mosreagim ndaj bankave komerciale.

Ai ka bërë me dije se në 6 mujorin e parë të këtij viti bankat në Kosovë kanë gjeneruar fitim neto prej rreth 91 milionë euro.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo është rritje e dukshme dhe e pa parë.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës po ua mban anën bankave komerciale.

“Për vetëm 6 muajt e parë të këtij viti, pra nga janari deri në qershor 2024, bankat në Kosovë kanë gjeneruar fitim neto prej rreth 91 milionë euro. Rritje e dukshme dhe e pa parë. Teksa qytetarët e pambështetur dhe të ekspozuar ndaj luhatjeve të çmimeve shpëtimin e kërkojnë në dhe me kredi, përqindja e të cilave, të destinuara për të blerë ushqim, është dyshifrore, bankat komerciale karshi kësaj gjakderdhjeje financiare i fërkojnë duart, sepse po i mbushin xhepat me fitim neto në katror, se as tatim në dividendë nuk paguajnë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Kurti ka marrë rolin e spektatorit.

“Nga ballkoni i qeverisë, ku kryeministri Kurti, kinse i majtë, pi kafe, rolin e spektatorit e ka përvetësuar në perfeksion. Pikërisht në mandatin e tij, mirëqenia po bie dhe bankave po i rriten fitimet. Kryeministër jo i popullit, por i kapitalit! Taksa në dividendë është e nevojshme, e pashmangshme dhe e domosdoshme! Sot është e vonuar, ashtu siç ishte dje. Sa më shpejtë që kryeministri e lëshon karrigen e spektatorit dhe kujdeset për mirëqenien e qytetarëve, pra, e realizon detyrën e tij, aq më mirë edhe për të. Përndryshe, nëse vazhdon në krahun e bankave, le të paguhet nga fitimet e tyre, jo nga tatimet tona!”, ka shkruar Molliqaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit