Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së, ka folur në lidhje me marrëdhënien në mes Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës, dhe Dejona Mihalit, koordinatore e komiteteve të VV-së.
Sipas Molliqajt, Mihali është instrument në dorën e Kurtit për të zbatuar politikat e tij.
Tutje, Molliqaj ka treguar se nuk mendon se Mihali “është me Serbinë”.
“Unë nuk kam problem me Dejona Mihalin as që është e Shqipërisë, as që i thonë greke, unë kam problem që është e partisë, se ky është modeli partiak…Dejona është instrumenti i zbatimit të politikave të Albin Kurtit….Unë e njoh, edhe e du më shumë se ti. E kam dashtë edhe në të kaluarën…Unë nuk mendoj qysh mendojnë të tjerët se është me Serbinë, me Rusinë…Dejona është instrument i Albin Kurtit. Ajo është mashë, masha në vetvete s’ka kurrfarë vlerë” – ka thënë Molliqaj.