7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Molliqaj: Më duket që Vjosa Osmanit i ka mbetur hatri me Albin Kurtin

- Advertisement -

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj thotë se si duket presidentes Vjosa Osmani i ka mbetur hatri nga kryeministri Albin Kurti.

Molliqaj në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se Kurti e ka lënë anash Osmanin sa i përket gjetjes së zgjedhjes së mosprishjes së marrëdhënieve me ShBA-të.

“Mua më duket që Osmanit i ka mbet hatri, veç po e them ata që mendoj. Më duket që ajo ka mendu, atë rezistencë, Kurti jam i sigurt që kur ju ka dorëzu plani franko gjerman, e ka mbledh Glaukun e Vjosen dfhe ju ka thon: kjo është shumë keq, kjo kështu. Kisha pas shumë kureshtar, me na tregu qeveria e Kosovës krejt vërejtjet, që thotë 5 faqe i kom qu për planin franko-gjerman. Besoni që me bo me i lexu ju ato kritika, që sju kanë ru asnjo, ju e merrni vesh që kurrfarë kritika s’paskemi bo asnjeri prej neve këtu. Kam dëgjuar, por nuk I kam parë. Jam i bindur, se e njoh Albin Kurtin. Qato 5 faqe me bo me i qit në publik asnjë prej neve krejt bashk, nuk bojmë kritikë sa ka bo ai, edhe në fund e ka pranu pa e pranu kurgjo. Tani Vjosës ky e ka bind që s’duhet me pranu këtë plan, edhe i ka thon por duhet me gjet zgjidhje mos me u prish me amerikanët”.

“Vjosa mendoj që u kon tu prit që kur vjen puna me bo këtë lëshim, vjen prej derës së saj. Ky veq vendosi me bo kapërcimin me ndërkombëtarët, Vjosën e la krejt jashtë. Përshtypja jem është që qaty u idhnu Vjosa pak dhe e ka deklaratën ku thotë që Kosova ka bo konsesion”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit