-4.8 C
New York
Friday, January 24, 2025

Buy now

Molliqaj -Kurtit: Kontrabandimi i Asociacionit nuk do të kalojë pa u kuptuar

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e quajtur si sekret publik.

Molliqaj, me anë të një postimi në ‘Facebook’ thotë se kontrabandimi i Asociacionit nuk do të kalojë pa u kuptuar, por do të has në rezistencë qytetare.

“Por kontrabandimi i asociacionit nuk do të kalojë pa u kuptuar, ndonëse jemi në procesin e dialogut më të mbyllur ndonjëherë. Kjo do të ju kushtojë me rezistencë qytetare”, ka deklaruar ai.

“Por një gjë nuk është tashmë sekrete: korniza e marrëveshjes, pra Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Sekreti qëndron tek vështirësia e titullimit, që Asociacioni të mos asociojë me projektin e vjetër të ndarjes etnike”.

Postimi i plotë:

Sekreti publik

Çka mundet me qenë sekreti në dialog të cilin e ndajnë mes vete veç Kurti e Vuçiqi? Cili është ai moment që diskutimi me Vuçiqin u bë më i rëndësishëm sesa komunikimi me qytetarët?

Por një gjë nuk është tashmë sekrete: korniza e marrëveshjes, pra Asociacioni i komunave me shumicë serbe. Sekreti qëndron tek vështirësia e titullimit, që Asociacioni të mos asociojë me projektin e vjetër të ndarjes etnike.

Por kontrabandimi i asociacionit nuk do të kalojë pa u kuptuar, ndonëse jemi në procesin e dialogut më të mbyllur ndonjëherë. Kjo do të ju kushtojë me rezistencë qytetare.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=641291587445681&id=100046945363871

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit