Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka deklaruar se në Kosovë, nuk ekziston krizë institucionale apo kushtetuese.
Në “Rubikon” të Klan Kosovës, Molliqaj tha se në vend ekziston krizë politike që sipas tij është shkaktuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
“Nuk kemi kriza institucionale dhe kushtetuese. Ato po merren institucionet dhe Kushtetuesja për shkak të krizës politike. Ky lloj pushteti nuk është aspak i veçantë, nëse e sheh në tërësi vendet me këtë mentalitet”, tha Molliqaj në Klan Kosova.






