16.6 C
New York
Thursday, August 21, 2025

Buy now

Molliqaj kërkon ndihmë nga qytetarët për të paguar gjobën prej 20 mijë eurosh

- Advertisement -

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të paguar gjobën 20 mijë euro ndaj Agjensionit për Informim dhe Privatësisë.

Molliqaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se shteti i kapur nga Albin Kurti po përdoret për luftë speciale kundër opozitës.

PSD ka qenë duke mbajture aksion simbolik para Agjensionit të Privatësisë kur janë gjobitur po nga ky institucion.

Tutje Molliqaj ka thënë se gjoba e tyre ka ardhur pa arsye, në shpërpuhje me ligjin dhe sipas ti për shkak të presionit që Qeveria ia ka bërë Agjensionit.

Postimi i plotë:

Ndihmë!

Të dashur qytetarë,

Shteti i kapur nga Albin Kurti sot po përdoret për luftë speciale kundër opozitës. Agjensioni i Privatësisë që drejtohet nga një militante e VV-së, e dënoi PSD-në me 20 mijë euro gjobë, pa arsye, n’shpërputhje me ligjin dhe vetëm për shkak të presionit që i erdhi nga Qeveria. Qeverisë së Zajednicës, i paska penguar aq shumë që ia kemi shpalosur peticionin që po e shkelë.

PSD është subjekt me të hyra shumë të vogla financiare dhe pa ndihmën tuaj nuk do të mund të paguajmë asnjë dënim dhe përmbaruesit privatë, të angazhuar nga Qeveria, do t’fillojnë me konfiskimin e çdo gjëje që i takon PSD-së.

Prandaj ju bëj thirrje sot që të na ndihmoni me kontribute financiare, për ta përballuar këtë dënim tërësisht të padrejtë e të jashtëligjshëm. Ne do të bëjmë edhe padi gjyqësore kundër këtij dënimi, por ndërkohë konfiskimet përmbaruese do të fillojnë shumë shpejt.

Të dhënat bankare të PSD-së:

Emri: Partia Socialdemokrate

Nr. i Xhirollogarisë: 1501090001041368

IBAN: XK05

Banka: Raiffeisen Bank Kosova

Pershkrimi: Donacion + nr personal i donatorit

Si persona individual, ju mund të dhuroni jo më shumë se 2000 euro në vit si total, kurse si biznes, jo më shumë se 10,000 euro total për vit dhe jo më shumë se 1000 euro brenda ditës.

Të ngjashme

Të fundit