9.3 C
New York
Monday, November 18, 2024

Buy now

Molliqaj: Jam ateist, por nuk më pengon fare feja

- Advertisement -

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se është deklaruar publikisht si ateist pa bërë kalkulime elektorale, pasi beson se në Kosovë duhet të krijohet një kohezion i ri ideologjik i vlerave.

“Jo vetëm sinqeritetin që është gjithmonë e rëndësishme dhe kisha pasë dëshirë të jetë pjesë e angazhimit tim, të grupit politik që jam, por përtej kësaj PSD-ja po tenton me e kriju një kohezion të ri ideologjik politik të vlerave, po do me i bashku mbrojtësit e idesë që vajzat kanë të drejt për shami me mbrojtësit e idesë të drejtat e komunitetit LGBT edhe shumë çështje të tjera që duken të palidhura me njëra-tjetrën dhe nuk duam me u duk që këto mbështetje janë kalkulative, pra unë i mbështes edhe LGBT edhe vajzat me e bartë shaminë prej perspektivës së të drejtave të njeriut”, tha Molliqaj në Rubikon të Klan Kosovës.

Sipas tij, PSD si parti politike dëshiron të dërgojë sinjalin se janë neutralë ndaj grupeve dhe ideologjive të caktuara.

“Dëshira jonë është mos e u kuptu që është as sinjal për grupet që ne po flirtojmë, por as përndjekje, përshembull unë aq sa jam kritik për ekstremizmin fetar jam për islamofobinë dhe këto i bëjë prej botëkuptimeve të vlerave, nuk i bëj prej kalkulimeve elektorale dhe besoj se në Kosovë ka nevojë për një subjekt politik që i lidhë këto dhe duhet të bashkëjetojmë edhe me vajzat me shami, edhe me LGBT edhe duhet t’i kundërshtojmë islamofobët dhe ekstremistët”, tha Molliqaj.

Ai thotë se besimtarët e vërtetë, ateistët e vërtetë, komuniteti LGBT i vërtetë dhe të gjitha grupet tjera, duhet ta kuptojnë se vlerat njerëzore janë mbi të gjitha.

“Nuk e di a më kushton, por më të rëndësishme e kam vendoset prej atyre, por unë besoj se më të rëndësishme janë vlerat, përshembull ne jemi i vetmi subjekt që e kemi mbështetur njohjen e Palestinës si shtet, jemi solidarizuar me palestinezët, e kemi dënuar Hamasin, nuk shkoj te Palestina prej botëkuptimit fetar e vëllazërisë myslimane, por solidaritetit njerëzor dhe human”, tha Molliqaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit