9.2 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Molliqaj garon në zgjedhjet e ardhshme: “Synojmë të hymë në opozitë, meqënëse opozitë nuk ka”

- Advertisement -

Në Kosovë “përveç se ka pushtet të keq, nuk ka edhe opozitë”, ka thënë Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, në një intervistë në ATV, ku njoftoi se në fund të 2024’ës ose në fillim 2025’ës partia e tij do të garojë në zgjedhjet parlamentare me synim të qartë: “Për të hyrë në opozitë”.

“Po punojmë seriozisht dhe fuqishëm me tregu që në Kosovë më shumë se që kemi pushtet, nuk kemi edhe opozitë. Arsyeja pse sot nuk ka pozicione opozitare është për shkak se të gjitha po dojnë m’e sha Kurtin e mos m’e sha Asociacionit. Dyjat janë problem”, tha Molliqaj.

“Garojmë për të hyrë në opozitë, ne nuk garojmë për qeverisje, dhe ky është diskursi që do ta shtrijmë në vitin elektoral”, u shpreh mes tjerash Molliqaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit